Diogjen Kolici
Diogjen Kolici është Drejtori Ekzekutiv i Veliera. Ai është 26 vjeç dhe ka studiuar Arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës. Pas drejtimit të një sërë iniciativash qytetare, në 2019 ai vendosi të marrë një rol aktiv në politikë dhe u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak në qytetin e tij të lindjes Kurbin. Që nga korriku 2021 Diogjen ka mbajtur pozicionin e Delegatit të Rinisë Shqiptare në Kombet e Bashkuara.